Një vajzë plot stil e cila çdo ditë e më shumë po arrin sukses në karrierën e saj.
Era Istrefi edhe pse e re në moshë, ka bërë që emri i saj të ndërkombëtarizohet si dhe “Bonbon” i saj dëgjohët në çdo anë të botës. Vetëm pak vite më parë, në 2012, këngëtarja ka festuar mbrëmjen e saj të maturës dhe në fakt duket shumë ndryshe nga si jemi mësuar ta shohim. Ajo nuk është një bjonde platin dhe duket e veshur me një fustan me shumë ngjyra, të cilin kohë më parë e ka veshur dhe Nora.