U bënë javë që këngëtarja Era Istrefi ndodhet në vendlindjen e saj, Prishtinë.
Por kjo nuk dihet ende nëse është atje për ndonjë klip të ri apo për t’u çmallur me vendin e saj pas shumë kohësh mungesë. Megjithatë 22 vjeçarja teksa po ecte me makinë mëngjesin e sotëm është përballur me një grup njerëzisht të cilët marshonin në rrugë me flamurin shqiptar nëpër duar. “Nuk e di çfarë po ndodh por po shoh dashuri”, ka thënë Era ndërkohë që shfaq patriotizëm.