Ajo është një ndër këngëtarët më të mira shqiptare dhe talenti e stili i saj i veçantë ka bërë që të “çajë” shumë në karrierën e saj muzikore. “BonBon” i Erës i ka tejkaluar kufinjtë shqiptarë dhe tashmë e dëgjojmë në të gjithë botën. Mirëpo Era shumë shpejt do të sjellë projektin e saj më të ri me French Montana, mirëpo ka vendosur të pushojë disa ditë para lançimit të këngës.
Këngëtarja për momentin i është bashkuar motrës së saj Norës, Robertit dhe mbesës Renee për pushime në Turqi dhe le të themi që prej disa ditësh, Era na ka “intriguar” disi me foto të nxehta, me bikini.
Ndërkohë që ditën e sotme ka postuar një foto teksa po praktikon yoga dhe shtrirja e trupit është me të vërtetë sensuale, pasi kanë dalë në pah linjat e saj seksi.