Vajza e hiteve di si t'i bëjë fansat ta duan gjithnjë e më shumë.
Era Istrefi tashmë e ka firmosur suksesin ndërkombëtar dhe vazhdon ende të investojë në emrin e saj. Pasi publikoi klipin e fundit "Redrum", Era sapo paralajmëroi fansat se gjëra të reja po vijnë dhe mezi po pret t'i publikojë ato. Edhe pse këto ditë është sëmurë me grip, këngëtarja arrin të sfidojë çdo gjë për projektet e reja, sigurisht edhe nën kujdesin e veçantë të menaxherit dhe partnerit të saj. /intv.al/