Kalimi në tregun ndërkombëtar muzikor duket se ka sjellë pasoja për Era Istrefin.
Ekscentrizmi i këngëtares shfaqet në majat e veta në postimin e fundit të këngëtares ku pamja nga tualeti i saj me lëng me shkëlqim, shoqërohet me fjalët: "Po, unë urinoj me xixa". Nuk e dimë çfarë ajo ka dashur të përcjellë saktësisht përmes tyre, por nëse ky do të ishte titulli i ndonjë kënge të saj të radhës, e sigurt është që do të kishte gjithë vëmendjen e pritur. Në rastin më të keq, Era mund ta printonte mbi një t-shirt dhe sërish t'i linte të gjithë gojë hapur. Kjo vajzë po që di të na bëjë t'i kthejmë sytë drejt saj! /intv.al/