Ajo e ka fituar simpatinë e të gjthëve dhe kjo simpati i kapërcen kufinjtë shqiptarë.
Era Istrefi është një ndër këngtëtaret më të dashura për publikun....edhe për atë gay. Pikërisht për këta të fundit 21 vjeçarja ka udhëtuar drejt New York-ut. Atje ajo do të performojë në Paradën e Komunitetit LGBT më 26 qershor. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Era nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Instagram duke e shoqëruar thjesht me dy fjalë kushtuar LGBT: “për dashurinë dhe barazinë” Dhe jemi të sigurtë që ky komunitet do të dashurohet me Erën...domethënë, me këngët e saj!