Përveç se një ndër këngëtaret më të talentuara e të suksesshme shqiptare, Era është edhe më e veçanta, si në stil veshjeje ashtu edhe në muzikë. Është e vështirë të gjejmë ndonjë foto “normale” në Instagram-in e saj, pasi një pjesë e mirë e tyre janë mjaft provokuese.
Së fundmi Era ka postuar në Instagram-in e saj një foto të tillë. E veshur me një palë xhinse shumë të shkurtra, poshtë të cilave ka një palë pantallona të zeza, këngëtarja shfaqet mjaft provokuese duke na treguar kështu trendin më të ri të kombinimit të xhinseve. Megjithatë, një detaj tjetër që tërheq vëmendjen është shkrimi me të cilin e ka shoqëruar foton: “Të biesh në dashuri? Jo, mos e bëni!”
Edhe pamja e saj duke nxjerrë gjuhën duket se përputhet me shprehjen e shkruar. Të jetë zhgënjyer vallë Era nga dashuria?