Tashmë mund të themi me plot gojën se Era Istrefi është një yll ndërkombëtar. Vetëm para disa ditëve ajo publikoi bashkëpunimin e rëndësishëm me Ëill Smith dhe Nicky Jam, që është kënga e Botërorit 2018.
“Live it up” do të jetë një hit i padiskutueshëm i kësaj vere dhe Era sigurisht do të jetë këngëtarja më e përfolur në botë.
Ajo ka filluar të shijojë suksesin dhe famën nëpër botë dhe sot ka publikuar një foto që ajo e quan legjendare.
Bashkë me Will Smith, Nicky Jam dhe ish- futbollistin e famshëm Ronaldinho ka pozuar mes fansave dhe ajo e përshkruan foton e postuar në Instagram: “Një foto legjendare”.
Në këtë foto nuk ishte ai që ka realizuar këngën, pikërisht dj i mirënjohur DIPLO, por nëse mungonte në foto, ai është siguruar që të jetë në komente, pasi i ka komentuar disa emoji “flakë” Era Istrefit, si për t’i treguar se me të vërtetë kjo është një foto “legjendare”.