Pas një muaji pritjeje, Era Istrefi më në fund performoi në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës. Në ceremoninë e hapjes së Botërorit më 14 qershor performoi Robbie Ëiliams, ndërsa në ceremoninë hapëse të finales, u ngjitën në skenë Era Istrefi, Ëill Smith dhe Nicky Jam.
Treshja këndoi “Live it UP” që është kënga zyrtare e eventit para 81 mijë spektatorëve në Luzhniki Arena.
Pas kësaj performance të suksesshme Era në Instagramin e saj publikoi një fotografi ku shihet dorë për dore me dy artistët tjerë, duke treguar që sapo kanë përformuar në Kupën e Botës, e duke e cilësuar këtë si një moment të mrekullueshëm. Shumë mesazhe përkrahje kanë ardhur në drejtim të saj, duke treguar krenari të madhe për këtë arritje të këngëtares shqiptare.