INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Era Istrefi sapo na zbuloi që e ka harruar Faton Shoshin! Fotografohet në krahët e yllit britanik [FOTO]

Era Istrefi sapo na zbuloi që e ka harruar Faton Shoshin! Fotografohet në krahët e yllit britanik [FOTO]

Publikuar më: 12:35 25-11-2018

Era Istrefi është një ndër vajzat më me fat shqiptare dhe ndër ato më me stil, saqë bëri që e gjithë bota të kthejë sytë nga ajo.

Edhe pse zhduket për një kohë të gjatë, ajo deri tani ka shumë projekte që bota po i dëgjon si 'Bonbon', 'Redrum', 'I love Yous', Live it up', 'Origami', 'Oh God' dhe së fundmi dy bashkëpunime mjaft të fuqishme 'Purpose' me Jonas Blue dhe 'Anything More' me Steve Aoki.

Përveç sukseseve në muzikë, duket se Erës po I shkon puna vaj dhe në jetën sentimentale, pasi këngëtarja përflitet se është në një lidhje romantike me një prej yjeve britanikë.

Mesa duket, djali fatlum që i ka fituar zemrën talentit shqiptar është këngëtari britanik, Julian Perreta.

Ata janë parë së bashku disa herë shumë pranë njëri –tjetrit, madje në një nga videot e publikuar nga vetë Perreta, 29-vjeçari e përshkruan Erën si princeshën e saj.

Ndërsa ende nuk ka pasur një konfirmim zyrtar se janë në një lidhje dashurie, nuk duket krejt e pamundur pasi të dy janë beqar.

Era Istrefi hodhi pas krahëve historinë e dashurisë me ish-menaxherin e saj Faton Shoshi, ndërsa Perreta i ka dhënë fund lidhjes me supermodelen Barbara Palvin!

Ata janë pjesë e së njëjtës shtëpi diskografike ‘Universal Music Group’, që ka marrë përsipër karrierën muzikore të dy yjeve!

era3.jpg

era1.PNG

era2.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0039491653442383