INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Era Istrefi sjell në Los Angeles

Era Istrefi sjell në Los Angeles "kohën e pjeshkave", del pa reçipeta! [FOTO]

Publikuar më: 12:33 25-07-2016

Si të mos mjaftonte koha e nxehtë në Los Angeles, ka menduar bukuroshja 21 vjeçare që ta përvëlojë situatën.

Ju kemi bërë me dije më parë se Era ka fluturuar drejt Los Angeles për të punuar në një studio muzikore, ku do të realizojë 3 këngë të reja. Nga këto, e para do të publikohet në shtator ndërsa të tjerat do të vijojnë më pas. Por duket se jo gjithçka është vetëm punë dhe aspak lojë për artisten e talentuar. Ylli i super-hitit “Bonbon” ka përfituar nga një “kohë pjeshkash”, siç ajo vetë e ka cilësuar në mbishkrimin e njërës prej fotove në Insta, për ta lëshuar veten tërësisht. Ose më mirë të themi, ishte thjesht kohë e ngrohtë deri në momentin kur Era vendosi të dalë pa reçipeta dhe ta kthente në një “kohë pjeshkash”. Megjithëse e mbuluar plotësisht, bluzja e ngushtë ka tradhëtuar bukuroshen, duke i nxjerrë në pah të gjithë format e hireve të saj. Një pamje për t’u shijuar në një Los Angeles që duket më i largët se zakonisht...

Article Logic
Execution time: 0.0038130283355713