Data 4 korrik ka hyrë ndryshe për Era Istrefin.
Ajo ka mbushur 22 vjeç në krye të detyrës, pasi ka qenë e ftuar në club “Pro7” në Shkup, një club I cili shquhet për performanca live të të gjithë këngëtarëve që ftohen atje. Nuk dimë nëse ka pasur miq të saj me vete për të festuar apo do e festojë më datë 4 në mbrëmje, sidoqoftë kur te shohë videot që janë hedhur në internet e që tregojnë sesi Era këndon Live, nuk besojmë se do gëzohet shumë.