INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Era Istrefi, tashmë 100% shqiptare: Do të përfaqësoj të gjithë shqiptarët anembanë botës!

Era Istrefi, tashmë 100% shqiptare: Do të përfaqësoj të gjithë shqiptarët anembanë botës!

Publikuar më: 20:24 19-01-2017

Këngëtarja e suksesshme  e ka patur të pamundur të jetë pjesë e disa eventeve jashtë vendit pasi e pengon pasaporta kosovare. Mirëpo për të zgjeruar suksesin e saj ndërkombëtar, ajo i ka kërkuar ndihmë presidentin shqiptar Bujar Nishani që të marrë nënshtetësinë shqiptare. Kjo kërkesë është miratuar nga presidenca, dhe Era tashmë është ligjërisht nënshtetase shqiptare, me një dekret të zyrtarizuar nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

Në një rrëfim ekskluziv në “Top Albania Radio”, Era Istrefi shprehu emocionin për marrjen e pasaportës dhe nuk mund të mos falenderonte ata që e mundësuan marrjen e kësaj pasaporte.

“Falenderimet e mia për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ministrinë e Kulturës së Kosovës dhe Shqipërisë janë të panumërta, sinqerisht. Disa gjëra nuk do të kishin ndodhur po të mos ishte kjo pasaportë. Falenderimet e mia janë të panumërta dhe shpresoj se do ta përfaqësoj denjësisht vendlindjen time të dytë anembanë botës. Punët e mia për vitin 2017 janë me një turne anembanë botës dhe do të kem mundësi të shkel dhe në ato vende ku duhet viza “Shengen” dhe unë tani do të përfaqësoj të gjithë shqiptarët”, thotë këngëtarja.

Mezi po presim të dëgjojmë suksesin e rradhës Era! 

Article Logic
Execution time: 0.0036590099334717