Një foto shqetësuese ka qarkulluar në Instagramin e bukuroshes nga Prishtina.
Janë ditë shumë shqetësuese në vendin tonë për shkak të temperaturave tejet të ulëta. Si të mos mjaftonte i ftohti, edhe ngricat bashkë me borën nuk i kanë kursyer viktimat e tyre. Të shumta janë rastet e përditshme ku njerëzit kanë pësuar fraktura të ndryshme në trup për shkak se rrëshkasin në tokën e ngrirë. Në radhën e këtyre personave fatkeqë duket se është shtuar edhe Era Istreif. Ylli i superhitit “Bonbon” ka postuar një foto në Insta ku ka nxjerrë këmbën e saj të fashuar dhe me shumë mundësi të fiksuar që të qëndrojë e palëvizuar. Në pamje të parë duket më shumë si thyerje se sa shembje apo ndrydhje e thjeshtë, por shpresojmë që të mos jetë asgjë serioze. Bukuroshja 22 vjeçare u ka bërë apel fansave të saj në Insta që të kenë kujdes nga gjithë ajo borë dhe ngricë, që të mos përfundojnë si ajo. I urojmë shërim të shpejtë dhe me sa më pak dhimbje.