Pas lajmeve që u përhapën me shpejtësi ku u zbulua se Era Istrefi do të këndonte himin e Botërorit 2018, edhe vetë këngëtarja e konfirmoi.
Ajo publikoi në llogarinë e saj të Instagram dy foto ku tregoi edhe si do të dukej në klipin e ri që ka nisur të xhirohet. Ajo do të përformojë krah dy emrave të njohur Will Smith dhe Nicky Jam. Mirëpo si duket u pendua dhe menjëherë i fshiu postimet e bëra. Edhe pse ende nuk dihet arsyeja, mendohet se nuk duhet t'i kishte zbuluar kaq shpejt imazhet. Kënga titullohet 'One Life to Live. Live it Up' dhe do të publikohet me 25 maj.