INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Era Istrefi

Era Istrefi "vjedh" këngën e Majk

Publikuar më: 14:34 20-01-2016

Thonë që të marrësh "kësmetin" e dikujt tjetër, sjell ters. Por ky nuk është aspak rasti i Era Istrefit.

Një fakt interesant ka dalë në dritë mbrëmjen e kaluar gjatë programit "NIN" në Klan Kosova, rreth hitit më të ri të këngëtares bukuroshe, ai "Bonbon". Sipas një prej bashkëpunëtorëve të bandës Babastars njëkohësisht edhe producenti i "Sjena Mo", Donat Cricket Prelvukaj, kënga "Bonbon" ishte planifikuar në fillim për reperin Majk, por që pas disa ndryshimeve të ndodhura ajo i kaloi Era Istrefit. Madje ai ka shtuar se ka qenë vetë Era ajo që është afruar në studio për të zgjedhur bazën instrumentale. Hmmm...interesante kur e mendon se si do të kishte rezultuar kënga nëse do të ishte përfunduar nga Majk. Megjithatë duhet thënë se hiti i tij "Dashni", ka kaluar çdo pritshmëri që kishim rreth artistit. Mëposhtë gjeni linkun e intervistës së producentit së bashku me rrëfimin e tij pikant!

Article Logic
Execution time: 0.0035619735717773