Era Istrefi është mishërimi i fjalës “Sukses”.
Këngëtarja e hitit “BonBon” ka disa kohë që po punon për të sjellë një tjetër hit.
Ajo i është rikthyer bashkëpunëtorit të saj Bigbang Beats i njohur si Arbër Gjikolli. Ky i fundit mban firmën e disa hiteve të këngëtarëve të njohur si: Dafina Zeqiri, Lumi B, Lyrical Son, Nora Istrefi etj.
Ai gjithashtu ka realizuar edhe këngët “Shumë pis”, “Njo si ti” dhe “BonBon” të kënduara nga Era.
Arbri jeton në Londër dhe ka nisur punën për të realizuar këngën e radhës për 22 vjeçaren. Vetë Era ka postuar momente shkëputur nga studio ku ndodhet megrupin e saj, por edhe ka zbuluar disa sekonda nga kënga e re për të cilën ju thotë fansave se do ta dashurojnë.