Dje u përhap lajmi se Era Istrefi do të këndojë himin e botërorit 2018 bashkë me Will Smith.
Këngëtarja ende nuk ka folur për këtë lajm, ndërsa mamaja e saj, po.
Suzana Tahirsylaj ka zbuluar se Erës mund t’i dalin probleme me marrjen e vizës sepse Rusia nuk e ka njohur Kosovën ende si shtet.
Përpos kësaj, ajo është shprehur se është krenare për vajzën dhe për faktin se Shqipëria po merr pjesë në Botëror në një formë. Botërori pritet të startojë me 14 korrik.