Kur vjen puna për imazhe të nxehta, nuk ka Njo si Era!
Këngëtarja bukuroshe ka mjegulluar pamjen pasi gjithçka vëmë re në këtë foto janë të pasmet e saj. Ajo duket se është përkulur shumë për të ndjerë më nga afër publikun, ose ndoshta ishin të pasmet e saj ato që po përpiqeshin të preknin kamerën që ka shkrepur foton. Si do të jetë ideja, ajo si zakonisht ofron një pamje që të kënaq syrin, duke u shfaqur gjithmonë në formë dhe gjithmonë përvëluese. Edhe veshja e artistes 21 vjeçare, diçka që më shumë i afrohet të brendshmeve, duket se ka luajtur me imagjinatën e fansave të saj, duke mos treguar më shumë apo më pak se sa duhet. Në mbishkrimin e fotos së publikuar në rrjetet sociale, Era ka vënë vetëm imazhin e një karameleje, të cilën na e merr mendja se për çfarë e ka...dhe nuk besojmë se është performanca në skenë!