Kjo nuk dihej deri në momentin që ajo vetë e tha publikisht.
Era Rusi teksa ka qenë e ftuar në emisionin Pop Culture, ka folur jo vetëm për projektet e reja muzikore por edhe për një incident të ndodhur vite më parë në Top Fest. Era tha se Çmimi i Internetit qe ajo fitoi me këngën “Hajde me ne”, në fakt ishte çmimi i Xhensila Myrtezajt. Ndërsa kjo e fundit u vlerësua me çmimin “Best Pop Rock” me këngën “Jeton tek unë” që gjithashtu ishte çmimi i Erës:
“Tani mund ta them se kanë kaluar shumë vite dhe nuk i mbetet hatri askujt. Në atë edicion çmimi im u ngatërrua me çmimin e Xhensilës. Çmimi i Internetit përkthehet çmimi i publikut dhe unë mendoja që dikush nga publiku të reagonte dhe të thoshte ‘nuk kemi votuar pët këtë. Por pas saj, asgjë nuk ndodhi, publiku nuk e kuptoi se cilit iu dha çmimi i tij – tregon Era .