INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Era Rusi tregon episodin e ‘tradhtisë’ me të dashurin: ''Ma nxorri Zoti…''

Era Rusi tregon episodin e ‘tradhtisë’ me të dashurin: ''Ma nxorri Zoti…''

Publikuar më: 21:03 21-07-2019

Tradhtia është një fenomen që shumë çifte në lidhje të gjata kanë fatkeqësinë ta përjetojnë.

Edhe pse personazhet e shtypit rozë gjithmonë përpiqen që të jenë sa më të fshehtë për jetën e tyre private ka edhe nga ata që nuk kanë komplekse të tilla.

Një nga ata është edhe këngëtarja Era Rusi, e cila e ftuar në emisionin “E Diell” ka rrëfyer tradhtinë e të dashurit të saj dhe se si nëpërmjet një rastësie e ka kapur atë në flagrancë:

“Unë nuk jam natyrë grricëse, por Zoti mi sjell vetë gjërat” pohon Era. “Një ditë më ishte fikur telefoni, por më duhet të shkoja në koncert. Ia marr telefonit shokut tim dhe i kërkoj atij të marrë disa tualete tek makina kur ndërkohë vjen një përgjigje nga një numër që nuk e njihja ku shkruhej: mirë faleminderit. Aq desha unë” tregon Era.

“Unë e kam shtëpinë në kat të shtatë dhe shoku e ka bërë rrugën për 30 sec nga sikleti. Kur ai erdhi lart, unë nuk reagova dhe ia ktheva mbrapsht telefonin” vazhdon rrëfimin e saj Rusi.

Po çfarë ndodhi më tej?

“Kur mbërrij afër vendin të koncertit, i kërkoj sërish telefonin dhe gjejeni pak, mesazhi nuk ekzistonte më. Hë ma sqaroni pak përse e kishte fshirë?” deklaroi Era duke mos e sqaruar nëse bëhej fjalë për historinë më të fundit të dashurisë apo jo.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035130977630615