INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Era zbulon si do jetë dhe kur do të publikohet kënga e saj e re [VIDEO]

Era zbulon si do jetë dhe kur do të publikohet kënga e saj e re [VIDEO]

Publikuar më: 15:33 28-08-2016

Prej kohësh axhenda e saj është shumë e zënë me intervista dhe performanca në mediat më prestigjioze, si në Europë ashtu edhe në SHBA. BonBon-i i saj tashmë është kthyer në një hit ndërkombëtar e si rrjedhojë ka tërhequr vëmendjen e Sony Music, me të cilët Era ka firmosur një kontratë. Jo më kot ajo nuk ka sjellë asnjë këngë të re, në mënyrë që ta shijojmë në maksimun “BonBon”. Në intervistën e rradhës për Kiss UK, Era nuk i ka mbajtur më për vete të fshehtat dhe na ka treguar se kur do të publikojë këngën e re, madje ka dhënë edhe disa detaje se si do të jetë projekti i saj i ri.

“Po punoj në muzikë, kam disa këngë shumë të mira por e kam një të preferuar që do publikohet shumë shpejt, në Tetor besoj, dhe ka elemente të reggae-s. Fansat e mi do ‘çmenden’ e di, sepse ata e duan reggae-n shumë”, u shpreh Era.

Ajo gjithashtu tregon edhe si u krijua BonBon, dhe flet për artistet e saj të preferuara e inspiruese. Mezi po presim të dëgjojmë çfarë ka “kurdisur” Era, se për faktin që do dashurohemi me të, jemi të sigurtë. 

Article Logic
Execution time: 0.0041220188140869