Këngëtarja Eranda Libohova së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Siluete”. Eranda është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar.
Ajo ka ndarë me shikuesit momente nga jeta e saj private të cilat nuk i dinim.
“Jam plagosur një herë në jetën time. Qaja dhe dëgjoja Toni Brexton, pasi ai iku në Amerikë,”-tha këngëtarja.
Ernada nuk ka nguruar të flasë dhe për motrën e saj të madhe, Irma Libohova për të cilën tregon se nuk ka një marrëdhënie shumë shoqërore me të. Personi që i hapet shpesh për jetën e saj private është mikja e saj e ngushtë, e cila nuk është këngëtare po ekonomiste.
Ndërsa thekson se me motrën e saj të madhe Irmën nuk flet shumë pasi kanë 10 vite diferencë.
“Me shoqen time unë konfidohem më shumë se sa me Irmën. Me Irmën unë kam 10 vite diferencë dhe nuk e kam ndjerë që të flas për jetën time private. Flasim për shumë gjëra të tjera, mbase familjarët të shohin me syrin kritik duan të shohin të përsosur ndoshta nuk i pranojnë edhe gabimet dhe kjo ndoshta më ka bere mua të jem më e tërhequr,”-shprehet Eranda.