Ditën e djeshme pati hyrje të reja në emisionin “PërPuthen”. Por njëri prej tyre ra më tepër në sy për shkak të debateve dhe deklaratave që bëri. Bëhet fjalë për Andi Artanin, i cili është 24 vjeç dhe është shqiptar i Kosovës por që ka lindur në Brooklyn, ndërsa jeton në New York. Sapo hyri Andi deklaroi se kishte një pëlqim ndaj Teas e cila tanimë është shprehur se do vazhdojê njohjen me Andin e parë, por kjo nuk ka shumë rëndësi për djalin që vjen nga Amerika pasi është në gjendje t’i fitojë zemrën asaj me çdo kusht. (SHIKO KETU).
Jo shumë mund ta dinë por Andi i “ri”, Tea dhe Melisa janë takuar edhe më parë. Kjo pasi vajzat kanë qenë të ftuara disa javë më parë në ditëlindjen e këngëtarit shqiptar, Ardit Çuni, që ka miqësi me të dyja vajzat.
Por në këtë ditëlindje ka qenë i ftuar edhe Andi i “ri” që është shok i këngëtarit. Ndjekësit e këtij emisioni kanë ruajtur disa video nga festa ku duket qartë se Andi ka qenë në festë me vazjat por nuk dihet nëse kanë krijuar miqësi bashkë në festë.