INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Erdhën monitoruesit e Vettingut / OMN vetëm vëzhgon, nuk merr asnjë vendim [VIDEO]

Publikuar më: 16:28 08-02-2017

Ka nisur nga puna Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit të Vettingut, i kryesuar nga Gjenovefa Ruiz Kalavera, i cili është i përbërë nga 5 anëtarë. Në një ditë të ngjeshur me takime në kryeqytet, i nisur me Kryeministrin Rama e kryeparlamentarin Meta, vijuar me një grup gazetarësh e në fund i përmbyllur nga takimi me Ambasadorin Donald Lu. Dita e parë e punës në Shqipëri është përmbyllur me një komunikim publik, ku përballë medias kryesuesja e misionit Kalavera sqaroi rolin e ONM në procesin e Vettingut.
Gjenovefa Ruiz Kalavera:
“ONM po kryen një monitorim të fuqishëm të Vettingut por ai nuk merr vendime ekzekutive. Të gjitha përfundimet në këtë proces do tu takojnë autoriteve shqiptare”.
Rekomandimet e ONM-së do ti përcillen autoriteteve shqiptare përmes zyrës së Avokatit të Popullit për kandidatët për institucionet e Vettingun. Kjo është vetëm faza e parë e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në realizimin e procesit të Vettingut në Shqipëri.
Gjenovefa Ruiz Kalavera:
“Pas faza e parë të përfundojë, ngritja e organeve të vettingut, BE dhe SHBA do të sjellë një ekip vëshguesish afatgjatë që do të monitorë procesin e zbatimit të proçesit të Vetingut. Si kryetarë unë ju siguroj se ONM do të kryejë detyrat në bazë të ligjit, me transparence”.
Edhe në këtë dalje Kalavera e vë theksin në rolin përcaktues që ka procesi i Vettingut në rrugën e Shqipërisë drejt çelsjes së negociatave me Bashkimin Europian.
Gjenovefa Ruiz Kalavera:
“Unë besoj se mesahzi është i qartë, Vetingu është process jetik për hapjen e derës me BE”.

Article Logic
Execution time: 0.003554105758667