Ledri Vula dhe Sara Hoxha priten të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Dyshja e njohur do të mirëpresin një vajzë, dhe duket se po i shijojnë në maksimum këto momente të fundit të kësaj periudhe të ëmbël. Së fundmi, Sara ka vendosur t’i bëjë një lojë Ledrit.
Teksa reperi ndodhej në dhomën tjetër, partnerja e tij ka hedhur ujë tek bluza duke supozuar se ka ardhur koha për të lindur. Në videon e shpërndarë në rrjete sociale, shihet reperi që sillet rreth e rrotull dhe nuk di sesi të veprojë vetëm i shprehte Sarës dashurinë përmes fjalëve më të ëmbla.
“E di që kjo ishte shumë e keqe dhe jam paksa e penduar që e bëra sepse u duk kaq reale dhe në fund u mërzitëm që s’ishte, por gjithsesi videoja është zbavitëse.”, thotë Sara.