Deri në mesditë vendi ynë paraqitet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Pasditja sjell zhvillim të vranësirave lokale në veri-verilindje duke lënë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas-hershme ultësirën perëndimore.
Gjatë natës vranësirat e dendura do të jenë të pranishme në të gjithë vendin. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në mëngjes dhe mesditë ku vlerat termike ditore do të luhaten nga -4°C në 20°C.
Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veri-veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.