Teksa ditën e djeshme shirat janë rikthyer në vendin tonë, të gjithë jemi kurioz të dimë sesi do të jetë fundjava. A do të ketë shi? Apo, mund të shkojmë në plazh?
Sipas Meteoalb, moti sot vijon me kthjellime dhe vranësira të cilat në mesditë sjellin shira në Veri-Qendër por pasditja lokalizon shirat në Qendër dhe zonat Lindore.
Vonë në mbrëmje shirat largohen nga pjesa më e madhe e vendit. Fundjava mbetet me kthjellime dhe vranësira gjatë orëve të paradites por vranësirat fuqizohen në pjesën e dytë të ditës duke sjellë shira afatshkurtër thuajse në të gjithë vendin të shtunën dhe kryesisht në zonat Lindore ditën e diel.
Temperaturat sot paraqiten me rënie të lehtë duke shënuar maksimalisht 29°C ndërsa fundjava sjell rritje graduale të temperaturave duke ngjitur maksimumin në 32°C.