Javët e fundit moti ka qenë me luhatje të vazhdueshme dhe vranësira të vazhdueshme. Ndërsa dita e nesërme do të sjellë rritje të ndjeshme të temperaturave duke nisur nga disa zona të caktuara.
Forcohet qarkullimi ajror nga veriu i Afrikës duke diktuar mot kryesisht të kthjellët dhe të nxehtë. Mesdita sjell vranësira kalimtare në veri-verilindje duke rrezikuar nga shira të përkohshëm të izoluar. Pasditja dhe deri mëngjesin e së shtunës mbetet me kthjellime në ultësirën perëndimore por vranësira kalimtare do ketë në zonat verilindore – juglindore.
Temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm në mesditë duke bërë që qytetet Tirane, Elbasan, Kucove, Fier, Berat dhe Gjirokaster të shënojnë vlera mbi 36 ºC. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim deri 2 ballë.