INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erdhi horoskopi për këtë javë sipas Oscar Cainer ( 21 gusht - 27 gusht)

Erdhi horoskopi për këtë javë sipas Oscar Cainer ( 21 gusht - 27 gusht)

Publikuar më: 10:11 23-08-2017
Sipas astrologut të njohur ndërkombtarisht Oscar Cainer, ky është parashikimi i shenjave të horoskopit për këtë javë.
Sipas tij këto janë disa nga gjërat kryesore që do i ndodhin çdo shenje. Shpresojmë të informoheni në mënyrën më të mirë.
1. Dashi
Nuk është vetëm eklipsi  i plotë që e bën këtë javë të veçantë për ju. Dielli gjithashtu është  fokusuar në Jupiter, i cili njihet për forcën pozitive që jep. Hëna shënon ndikimin e saj në  mënyrë shumë spektakolare dhe ka ardhur koha  të shfrytëzoni një mundësi të mrekullueshme. Këtë javë, sipas intv.al  do ju shtohet ndjenja e aventurës dhe shpresës.
2. Demi
Demat në  zemrën e tyre  dëshirojnë të veprojnë dhe kërkojnë më të mirën. Duhet të keni kujdes, se  duke pritur për momentin e përkryer mund të humbisni  një mundësi që mund përfitoni.
Eklipsi  është një shenjë e madhe për t'ju kujtuar se nuk keni nevojë të prisni ndonjë sinjal tjetër përpara se të veproni për  dëshirat tuaja të përzemërta. Rrethanat mund të mos jenë të përsosura, por rezultatet mund të jenë!
3. Binjakët
Nuk është vetëm eklipsi që ju ndihmon për të kapërcyer çështjet e komunikimit që po ballafaqoheni. Ndikimi kufizues i Saturnit lehtëson kontrollin e tij kur kthehet drejtpërdrejtë dhe fillon udhëtimin e tij nga shenja e kundërt. Pra, nuk është vetëm zëri juaj që po rritet më shumë, por mendja juaj po bëhet gjithnjë e më e lirë. 
4. Gaforrja
Pasi dikush të ketë shijuar jetën e  mirë që ka bërë deri tani, nuk e ka të lehtë të heqë dorë. Kohët e fundit, shpresat dhe dëshirat e kaluara kanë qenë një nxitje për ju. Mesa duket këtë javë mund të bëhen pjesë e realitetit tuaj. Venusi po bën një shtrirje dinamike me ndryshuesin, Uranin. Në jetën tuaj të dashurisë do të ketë  përmirësime në mënyrë drastike!
5. Luani
Eklipsi i Madh Amerikan është një ngjarje e rëndësishme astrologjike për të gjithë ne. Dhe vetëm një shenjë sundohet nga Dielli, pra shenja e luanit.  Sipas intv.al kjo gjë do e bëjë atë veçanërisht të mbarë për ju. Eklipsi mund të jetë pagëzimi juaj i fuqisë. I dashur luan,  energjitë do t’ju  mbushen me shpresë dhe frymëzim. Tani mund të bëhesh më i fortë!
6. Virgjëresha
Energjia dhe eklipsi i  madh amerikan ofron dritë gjallëruese për të ndriçuar në jetën tuaj. Si pararendës i mbërritjes së Diellit, merreni këtë mundësi dhe lejojeni veten të ëndërroni pak.  Këtë javë shumë mundësi do shtohen për ju. Kapini shpejt virgjëreshë!
7. Peshorja
Kjo nuk është koha për t'u dorëzuar. EKlipsi do t’ju ndihmojë në ribalancimin e shkallëve që ju keni qenë duke u përpjekur aq shumë për t’u stabilizuar. Kur të mbërrijë momenti për të bërë veprime, merrni kohën tuaj të nevojshme. Pranoni mbështetjen e atyre që ju ofrojnë suportin e tyre.
8. Akrepi
Këtë javë do mundoheni të ndryshoni perceptimin e të tjerëve për ju. Edhe pse njiheni si një shenjë e cila nuk e jep veten në sytë e të tjerëve, mesa duket këtë javë e keni të nevojshme. Eklipsi edhe te shenja juaj do bëjë që të shijoni suksesin që sjell pozicioni juaj i ri. Tani për tani, duhet të marrni një vendim për destinacionin tuaj të fundit. Nëse e bëni këtë, jeta juaj romantike do të kthehet në rrugën e duhur, megjithëse përmes një udhëtimi mjaft të ndërlikuar.
9. Shigjetari
Ky eklips i madh diellorë, do bëjë që edhe Saturni të kthehet te shenja juaj. Këtë javë  do prisni të gëzoni njëfarë lirie të re. Sipas intv.al do keni një ndjenjë të çlirimit dhe lehtësimit, si  momenti pas një stuhie, kur bota është ndriçuar dhe heshtja është e dukshme. Në këtë paradigmë të re vjen shërimi i dhimbjes së marrëdhënieve të kaluara dhe depërtimi në zgjidhjen e një konflikti. Këtë javë do  zbuloni ndjenjat tuaja më të thella.
10. Bricjapi
Edhe juve eklipsi do t’ju sjellë shumë mundësi pozitive.  Ai do arrijë  në një pjesë të qiellit që përfaqëson të fshehurit. Prisni gjëra të mira, o bricjap punëtorë! Venusi po përgatitet të hyjë në një sektor të ri të qiellit dhe ju po  bëheni të vetëdijshëm për emocionet aq të fuqishme. Në fakt bricjapët ecin me mendje, jo me ndjenja, por këtë javë nuk mund ta komandoni dot zemrën.
11. Ujori
Ujorët janë të njohur për besnikërinë e tyre. Kur gjeni shpirtra që ju vlerësojnë, ju i bëni këto marrëdhënie të forta. Kjo është arsyeja pse ngjarjet e kësaj jave do jenë një  gëzim për ju. Eklipsi dhe aktiviteti qiellor që përfshin të dy sundimtarët tuaj, shënojnë një kapitull të mrekullueshëm të ri në marrëdhëniet kyçe.
12. Peshqit
Do të keni ceremoni çmimesh, duke festuar edhe arritjet tuaja. Ju nuk jeni në dijeni të talenteve tuaja. Eklipsi premton njohje dhe vlerësime nga të tjerët. Si shenjë emocionale që jeni, nuk keni besim shumë të vetja juaj. Kjo javë edhe për ju është pozitive, i dashur peshk!
Përgatiti: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0046069622039795