Sa bukur Mario, mashallah shumë bukur!
Mario Dedivanoviç mbajti mbrëmë në kryeqytet një masterclass për 2000 persona të cilët arriti t’u tregojë me detaje sekretet dhe mjeshtëritë e make up-it. E sigurisht, pas asaj pritje të ngrohtë që iu afrua dhe u shpreh se kjo ishte një ëndërr e kthyer në realitet.
Ende pa përfunduar mirë eventi, Mario përfitoi nga koha për të shpërndarë në “Instagram” një pjesë nga ‘The Master Class Albania’.
“Wow wow. Kjo është një ëndërr. Nuk di çfarë të them. Jam më shumë se i nderuar dhe nuk ndjej se e meritoj gjithë këtë. Faleminderit Shqipëri”, – shkruan Mario.