INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erdhi muaji MAJ!Jeta seksuale në këtë muaj? Ja çfarë parashikojnë yjet për çdo shenjë të HOROSKOPIT

Erdhi muaji MAJ!Jeta seksuale në këtë muaj? Ja çfarë parashikojnë yjet për çdo shenjë të HOROSKOPIT

Publikuar më: 19:02 03-05-2018

Kur më mirë se në kulm të pranverës mund të eksperimentojmë në shtrat? Po ç’plane kanë yjet këtë muaj për ju do ta mësoni tani.

Dashi

Këtë muaj do të mësoni kaq shumë gjera të reja i dashur Dash, veçse bëni durim. Nuk mund të mësoni gjithçka brenda një nate. Nëse jeni single do të dilni me dikë me të cilin keni kohë që flisni. Afërdita, planeti i dashurisë dhe pasionit do të ndikojë fuqishëm tek ju sidomos në 20 ditët e para të këtij muaji. Shtrati do t’ju duket parajsë!

Demi

Ju keni vetëm një kusht! Doni që shtratin ta ndani me dikë që ju josh vërtetë shumë. Aty nga mesi i këtij muaji do të flirtoni me dikë që nuk ka për qëllim të ndryshojë asgjë tek ju. Thuajini partnerit tuaj çfarë doni realist, por duhet ta bëni këtë në mënyrë të qartë.

Binjakët

Partneri juaj beson se ju njeh apo jo? Por ti me hilet e tua e surprizon gjithnjë. Në të shkuarën ke qenë paksa e turpshme, por ky muaj do të ndezë disa lëvizje të reja që vështirë se harrohen. Një udhëtim i shkurtër nuk do t’ju bënte keq.

Gaforrja

Dikush i ka sytë tërësisht tek ty e dashur Gaforre, por ju thjesht nuk po e shihni. Një romancë e fshehur është gati për të shpërthyer.Nëse jeni në një lidhje, harrojini detajet dhe merruni me ato që vërtetë doni tek i dashuri juaj. Papritur do t’ju duket vetja si një bishë në shtrat dhe bëni mirë që e besoni këtë. Energjia që do të krijohet është gjithë pasion.

Luani

Qëndrueshmëria në jetën tuaj dashurore po shkon goxha mirë. Mendoni pak për disa ndryshime të vogla që mund të bëni në seks dhe praktikojini sa më shpejt. Nëse jeni vetëm, nuk do t’ju duhet të prisni dhe shumë. Nga shoqëria e përbashkët mund të njihni dikë të cilit do t’i tregoni se jeni vërtetë mbreti i xhunglës.

Virgjëresha

Fjalët e shumta janë pa vlerë, por kur flitet rreth seksit, bëhet një përjashtim. Do ta gjeni veten me një dëshirë për të folur pisët me partnerin tuaj nga mesi i këtij muaji dhe sigurisht, ai do të jetë më shumë se i lumtur për këtë.

Peshorja

Jeta juaj seksuale këtë muaj do të jetë seriozisht më e zjarrtë se kurrë. Edhe vetë do të çuditeni me superfuqinë që do t’ju lindë. Intuita që keni do t’ju bëjë edhe më të ngrohtë në shtrat duke u bërë shumë herë më intim me partnerin tuaj. Nëse nuk jeni në një lidhje nga fundi i muajit do të takoni një person shumë interesant. Kështu që bëni gati të brendshmet më të bukura që keni. Seksi do të jetë i paharrueshëm.

Akrepi

Në fillim të këtij muaji do të ndjeni nevojën e pashmangshme për të qenë pak të lirë në jetën tuaj dashurore. Për aq kohë sa partneri i pranon dëshirat tuaja të çmendura, gjithçka shkon mirë.

Shigjetari

Këtë muaj do të keni shumë kërkesa për të dalë nëpër takime. Mbajini sytë hapur sepse njëra prej tyre do të kthehet në lidhje shumë të rëndësishme për ju. Nëse aktualisht jeni në një lidhje, me partnerin do të ndiheni më afër se kurrë. Ju e dini mirë se sekreti i gjithçkaje qëndron tek ekuilibri.

Bricjapi

Ti e di mirë se çfarë do dhe këtë muaj nuk do të kesh frikë ta thuash me zë të lartë. Do të jeni më krijues dhe më të ëmbël se kurrë në shtrat. Pas lodhjes që do të merrni nga super ngarkesa e punës, paqen do ta gjeni vetëm në shtrat.

Ujori

Bëhuni gati për disa lëvizje serioze Ujor i dashur. Keni gjithë energjinë e botës për të dhënë, kështu që ju duhet vetëm të krijoni kohë për të qenë me partnerin tuaj.

Peshqit

Këtë muaj do të rrezikoni më shumë se normalisht në jetën tuaj dashurore. Kur doni diçka, ose dikë do ta merrni, sepse ju e dini që mundeni. Seksi i egër është në pritjen tuaj!

Article Logic
Execution time: 0.0025300979614258