Ajo ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për një kohë të gjatë pasi bëri shumë bujë lidhja e saj treshe me një modele dhe partnerin e saj Jarl de Baserville, lidhje nga e cila erdhi në jetë Luxiferi, fëmija me dy nëna e një baba.
Kur vetëm para disa muajsh Egla u bë nënë e vogëlushit Luxifer dhe ajo i kundërshtoi të gjithë duke u shprehur se fëmija i tyre do të rritej i shëndetshëm nën kujdesin e kësaj marrëdhënie treshe, por kjo e fundit tashmë ka marrë fund.
Marrëdhënia treshe mbaroi, të paktën kështu është rrëfyer para pak ditësh Egla dhe tashmë duket se gjithçka i është kthyer normalitetit.
Por ish-missi shqiptar ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes mediatike të voglin. Shumë pak foto të tij kanë qarkulluar online, ndërsa sot është vetë Egla ajo që ka ndarë me të gjithë një foto të mirfilltë të Luxifer. Një fëmijë i bukur dhe i shëndetshëm duket ai në foton e publikuar nga ish-miss Albania, Egla Harxhi.