Ajo ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për një kohë të gjatë pasi bëri shumë bujë lidhja e saj treshe me një modele dhe partnerin e saj Jarl de Baserville, lidhje nga e cila erdhi në jetë Luxiferi, fëmija me dy nëna e një baba.
Kur vetëm para disa muajsh Egla u bë nënë e vogëlushit Luxifer dhe ajo i kundërshtoi të gjithë duke u shprehur se fëmija i tyre do të rritej i shëndetshëm nën kujdesin e kësaj marrëdhënie treshe, por kjo e fundit tashmë ka marrë fund.
Marrëdhënia treshe mbaroi, të paktën kështu është rrëfyer para pak ditësh Egla dhe tashmë duket se gjithçka i është kthyer normalitetit.
Por ish-missi shqiptar ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes mediatike të voglin.
Së fundmi në rrjet po qarkullon një foto ku çifti shihen krah njëri-tjetrit, teksa Egla mban në dorë vogëlushin, i cili duket se është rritur mjaft që nga hera e fundit që e kemi parë.