Prej ditësh Era Istrefi ndodhet në Shqipëri ku po shijon diellin e plazhin në Jug. Por nuk janë vetëm pushimet ato që po e mbajnë në vendin tonë këngëtaren 27-vjeçare, të paktën kështu qarkulluan lajmet.
Sipas “Tirana Post”, ylli i “Bon bon” është në një lidhje dashurie me djalin e një prej biznesmenëve më të njohur në Shqipëri. Thuhet se lidhja e tyre ka pak kohë që ka nisur dhe Era është parë në disa ambiente në Tiranë me partnerin e saj, por kohën po e kalon aktualisht në resortin në të cilin jeton edhe i dashuri. Ndërkohë identiteti i tij nuk dihet ende dhe artistja nuk ka reaguar në lidhje me këto aludime.
Mirëpo, burime për “Prive” kanë treguar se këto lajme nuk janë të vërteta. Mbrëmjen e djeshme gjatë rubrikës “E vërtetë e pavërtetë” u mohua marrëdhënia e Erës me djalin e një prej biznesmenëve shqiptarë.
Mirëpo ne ende presim reagime nga Era, sidomos fansat e saj, jo vetëm për këtë lajm por edhe për projektet muzikore!