INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erdhi pranvera! Dita e parë e marsit paska një sekret dhe tani e mësuam!

Erdhi pranvera! Dita e parë e marsit paska një sekret dhe tani e mësuam!

Publikuar më: 11:44 01-03-2019

Ndërsa ditët e ftohta dalëngadalë po largohen (le të shpresojmë), të gjithë njerëzit po ëndërrojnë për pranverën dhe verën me më shumë diell. Jemi zyrtarisht në fund të dimrit, por kur fillon pranvera e vërtetë dhe koha e ngrohtë? Kur do ta prekim, më në fund?

Kur nis pranvera?

Mënyra se si përcaktohet dita e parë e pranverës varet nga përcaktimi i stinëve astronomike ose meteorologjike. Këtë vit, pranvera do të jetë mes 20 marsit dhe 21 qershorit, nëse kemi parasysh metodën astronomike. Por fillon pak më herët, në mes të 1 marsit dhe 31 majit, nëse ndjekim kalendarin meteorologjik.

Si vendoset data e parë e pranverës?

Sipas ‘Met Office’, stinët meteorologjike bazohen në ciklin vjetor të temperaturave dhe gjendjes së atmosferës. Edhe stinët meteorologjike bashkërendohen në tre sezone. Përdorimi i këtij sistemi përcakton: Pranvera (mars, prill, maj), Verë (qershor, korrik, gusht), Vjeshtë (shtator, tetor, nëntor) dhe Dimër (dhjetor, janar, shkurt). Me këtë sistem, pranvera fillon më 1 mars dhe përfundon më 31 maj.

Po pse datat e pranverës ndryshojnë çdo vit?

Sistemet e tjera përdorin stinët astronomike. Duke iu referuar pozicionit të orbitës së Tokës në lidhje me llogaritjen e ekuinokseve (kur gjatësia e ditës është saktësisht e njëjtë me gjatësinë e natës) dhe solsticit (ditët më të gjata dhe më të shkurtra të vitit), pranvera e vërtetë fillon pas datës 20 mars, sipas revistaclass.

Kalendari astronomik përcakton stinët kur aksi rrotullues i Tokës është 23.5 gradë në lidhje me orbitën e tij rreth diellit. Pra, sipas këtij sistemi, pranvera fillon më 20 mars dhe përfundon më 21 qershor.

Gjithsesi, nëse pranvera do të vijë më 1 apo 20 mars, më shumë varet nga preferenca e secilit për sistemin kalendarik.

Article Logic
Execution time: 0.0036349296569824