INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erdhi pranvera, ndryshon gardëroba! Këto janë  bukuroshet shqiptare që kanë rrëzëllitur të veshur me të verdha [FOTO]

Erdhi pranvera, ndryshon gardëroba! Këto janë bukuroshet shqiptare që kanë rrëzëllitur të veshur me të verdha [FOTO]

Publikuar më: 11:43 25-03-2017

Fjala modë dashur pa dashur lidhet drejtpërdrejt me gjininë femërore dhe pamja e jashtme është prezantimi i parë që ne bëjmë në shoqëri dhe si i tillë i duhet dhënë një rëndësi e veçantë. Këtë fakt e dinë shumë mirë personazhet e njohur në vendin tonë, të cilët sigurohen që në çdo dalje të tyre të jenë të kuruar në detaje.

Me ardhjen e pranverës, ndryshon edhe gardëroba! Cilat janë veshjet e përshtatshme për stinën e sapoardhur? Kjo është një dilemë shumë e madhe.

E verdhë mimozë, apo një e verdhë e ndezur, është ngjyra që imponohet për stinën e pranverës dhe të verës. Një ngjyrë kjo që në një trup të nxirë nga plazhi, do të dukej tejet intersenate duke e nxjerrë edhe më shumë në pah ‘bronzaturën’ e marrë. E verdha është një ngjyrë energjike, e shkëlqyeshme dhe tërheqëse. Madje edhe në sfiltat e Pranverë-Verë 2017, kjo ngjyrë ishte një nga protagonistet e sezonit. Duket se kjo ngjyrë me të gjitha nuancat e saj është edhe e preferuara e bukurosheve të shoëbizit tonë.

Rrjetet sociale të tyre janë shndërruar në një galeri fotosh dhe nuk është aspak e vështirë të gjejmë nëpër llogaritë e tyrë në rrjetet sociale, veshje të verdha.

Ja vajzat e njohura shqiptare, që kanë rrëzëllitur nën ‘ethet’ e së verdhës. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0039489269256592