INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erdhi sezoni gështenjave, por zbuloni çfarë ndodh me trupin tuaj kur i konsumoni të pjekura

Erdhi sezoni gështenjave, por zbuloni çfarë ndodh me trupin tuaj kur i konsumoni të pjekura

Publikuar më: 23:37 31-10-2018

Ndoshta nuk na ka shkuar mendja t’i konsumojmë për të marrë më të mirën prej tyre për shëndetin tonë, por i kemi preferuar gjithnjë për shijen e veçantë që kanë.

Por tashmë do të keni më shumë arsye për të mos i ndarë nga ushqimet tuaja.

Gështenjat janë ndër më të mirat e sezonit. Të pjekura apo të ziera, aroma e tyre është e parezistueshme, posaçërisht në këto ditë vjeshte.

Për të mësuar më shumë mbi vlerat e gështenjave dhe se çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse konsumoni gështenja, lexoni më poshtë vlerat:

Një grusht gështenjash në ditë sjell shumë vlera për shëndetin, pasi ato janë të pasura me vitamina e minerale. Gështenjat janë burim i pasur i vitaminës C, kalciumit dhe fosforit. Ato janë idelae kur ndiheni të lodhur dhe të plogësht.

Gështenjat kanë më pak yndyrë në krahasim me arrorët e tjerë me lëvore të fortë. Gjithashtu edhe më shumë niseshte, që i bëjnë të tretshme. Konsumimi i gështenjave është fantastik për personat që ndihen të lodhur dhe pa vullnet. Po ashtu gështenjat duhet të konsumohen nga ata që dëshirojnë ta forcojnë muskulaturën, nga, personat anemik si edhe nga sportistët.

Gështenja e pjekur ka vlerë më të madhe energjike, sasi më të madhe të proteinave, yndyrave, vitaminave E dhe dy herë më shumë sasi të karbohidrateve.

Article Logic
Execution time: 0.0035490989685059