INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erdhi sezoni i Virgjëreshës! Këto janë 4 shenjat fatlume të HOROSKOPIT që ajo do i ndryshojë, jeni edhe ju?

Erdhi sezoni i Virgjëreshës! Këto janë 4 shenjat fatlume të HOROSKOPIT që ajo do i ndryshojë, jeni edhe ju?

Publikuar më: 13:49 23-08-2018

Sezoni i Virgjëreshës po vjen për të sjellë rregull në këtë verë në dukje të pafundme të kaosit kozmik dhe gjërat janë gati për t’u bërë shumë më të lehta për të gjithë. Megjithatë, shenjat e zodiakut që sezoni i Virgjëreshës do t’i ndikojë më së shumti janë shenja e ndryshueshme që i ngjajnë natyrës së Virgjëreshës.

Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari dhe Peshqit – mbyllësit sezonalë të zodiakut – e dinë se kur është koha për t’u larguar nga party dhe ata i shtyjnë të gjithë jashtë derës qofshin ata gati ose jo. Këto katër shenja do t’i hapin perdet e verës 2018, dhe për këto shenja, disa gjëra, do të ndodhin shpejt.

‘Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari dhe Peshqit’ e dinë se të gjitha gjërat e mira mbarojnë dhe roli i tyre është t’i përgatisin të gjithë për ndryshimin e stinëve”, shpjegon Astro Twins. “Shenjat e ndryshueshme janë përshtatësit e zodiakut, pak më të moshuar dhe më të mençur. Më fleksibël dhe të rehatshëm me ndryshimet se shenjat e tjera, ata mund të bëjnë ‘kameleon’ veten që të përshtaten në një sërë situatash.

Të katër shenjat e ndryshueshme do të përjetojnë një zgjim të ri gjatë sezonit të Virgjëreshës. Këto shenja nuk kanë interes të banojnë në të kaluarën. Ato e dinë se çfarë është bërë është bërë. “Transformuesit janë gjithashtu redaktorët e zodiakut – ata që e kompletojnë paketën me një prekje fituesi”. Kjo do të thotë se Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari dhe Peshqit mund ta gjejnë veten duke siguruar një mbështetje të vogël shtesë kundrejt shenjave të tjera të mbërthyera në vështirësi.

Binjakë, sezoni i Virgjëreshës do të veprojë si asistent personal astrologjik, prandaj sigurohuni që të përfitoni nga kjo ndihmë shtesë. Çdo gjë që ju ka bërë të ndiheni të shqetësuar gjatë gjithë verës do të zgjidhet vetë, duke ju sjellë një lehtësim shumë të nevojshëm.

Virgjëresha, është sezoni juaj, dhe do të mishëroni cilësitë më të mira të çdo shenje të zodiakut ndërsa hyni në vjeshtë. Ju keni joshjen dhe hijeshinë e Peshores, misterin e Akrepit, fatin e Dashit dhe besimin e Luanit. Përdorni këto dhurata për të ndërmarrë veprime sepse nuk ka gjasa që dikush të jetë në gjendje t’ju mohojë.

Shigjetari shpirtlirë, sezoni i Virgjëreshës do të shmangë çdo energji të errët dhe të keqe që hasni, dhe ju jep mençuri për të zgjidhur me sukses problemet dhe për të përshkruar kursin tuaj për gjashtë muajt e ardhshëm. Problemet që më parë ndiheshin shumë të mëdha për t’u marrë me to do të kenë zgjidhje të thjeshta. Shfrytëzojeni sezonin e Virgjëreshës për të lidhur sa më shumë skaje të lirshme që mundeni.

Peshq mendimtarë, sezoni i Virgjëreshës do të prishë botën e ëndrrave ku keni jetuar gjatë muajve të fundit, por kjo është në të vërtetë një gjë e mirë. “E nënta sjell një hënë të re në Virgjëreshë të orientuar nga detajet, e cila duhet t’ju lejojë të përfundoni një projekt që ka qenë në tavolinë për disa kohë”, zbulon Astrology.com.

Nëse nuk i besoni intuitës tuaj gjatë sezonës së Virgjëreshës, mund t’ia dilni edhe në mënyrën tuaj. Mos harroni, nëse është shumë e mirë për të qenë e vërtetë, ndoshta është. Ecni me instiktin tuaj të parë, ai zakonisht është i saktë. Në përgjithësi, Astrologia Donna Page vuri në dukje në faqen e saj të internetit Loving Light Astrologer se çdo shenjë do të ndiejë se gjërat do të bëhen pak më të lehta gjatë sezonit të Virgjëreshës 2018.

Article Logic
Execution time: 0.003450870513916