INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erdhi vjeshta? Merrni masat, ja çfarë surprizash sjell moti për këtë javë

Erdhi vjeshta? Merrni masat, ja çfarë surprizash sjell moti për këtë javë

Publikuar më: 15:55 24-09-2018

Qytetarët i janë gëzuar temperaturave të larta duke shfrytëzuar ditët e nxehta për të bërë plazh edhe në shtator, por mesa duket stina e verës do të mbyllet këtë të hënë.

Të martën, merrni masa për të veshur këmisha apo bluza me mëngë të gjata, pasi meterologët parashikojnë një rënie të ndjeshme të temperaturave nga 5 deri në 10 gradë celcius, nga zonat qendrore në ato veriore.

“Nga dita e martë e deri të premten parashikohet një mot i ftohtë dhe i kthjellët. Temperaturat do të kenë një rënie prej 4-5 gradësh mbrëmjen e së hënës. Në veri do të ketë një rënie më të theksuar temperaturash, nga 8-10 gradë”, thonë meterologët.

Temperaturat e ngrohta rikthehen sërish në fundjavë, por jo më për të shkuar në plazh. Zyrtarisht futemi në stinën e vjeshtës me kapriçot e veta të motit.

“Nuk do të ketë më temperatura mbi 30 gradë celcius”, thonë meterologët.

Ndryshimi i motit nis që në orët e pasdites së vonë të së hënës, pasi fillon erë e fuqishme që do të vijojë edhe gjatë natës dhe në disa zona do të ketë edhe reshje shiu.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037510395050049