Ditën e sotme, Turqia zhvillon ceremoninë e përurimit të fitores së Presidentit Rexhep Taip Erdogan.
Presidenti që do drejtojë vendin për vitet e ardhshme do zhvillojë ceremoninë e betimit, përballë 20 presidentëve dhe 30 kryeministrave nga e gjithë bota.
Në listën e të ftuarve është dhe kryeministri i vendit Edi Rama, dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Sipas informacioneve mësohet se Rama është nisur ditën e sotme drejt Turqisë.
Erdogan arriti të siguronte fitoren bindshëm, 52.59% e popullsisë votoi pro drejtimit të liderit 64-vjeçar.
Me këto zgjedhje, Turqia i dha dhe një mësim botës mbi demokracinë, në lidhje me numrin më të madh të pjesëmarrëseve në votime, e cila arriti në 90%.