INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erdogan do të rrisë rrezen e sulmit mbi Sirinë

Erdogan do të rrisë rrezen e sulmit mbi Sirinë

Publikuar më: 11:04 05-02-2018

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka komentuar operacionin ushtarak të nisur në Siri. Erdogan tha se “Operacioni ‘Dega e Ullirit’ nuk është kundër kurdëve, por kundër grupeve terroriste. Ne nuk kemi asnjë problem me kurdët e Sirisë dhe nuk kemi për të pasur kurrë. Lufta e Turqisë nuk është me kurdët, por me organizatat e armatosura terroriste”, tha ai duke theksuar se është pjesë e së drejtës së Turqisë për vetëmbrojtje sipas ligjeve ndërkombëtare. Kreu i shtetit turk deklaroi se grupe të bazuara në Afrin kanë hedhur më shumë se 700 raketa dhe mortarë në territorin turk. Erdogan po ashtu mohoi se gjatë operacionit janë vrarë civilë në Siri. Por, kujtoi se katër njerëz janë vrarë dhe më shumë se 90 janë plagosur në Turqi nga raketat e hedhura nga YPG. Presidenti turk siguroi gjithashtu se Turqia nuk ka asnjë interes të pushtojë Sirinë. “Ne nuk synojmë tokën e askujt”, u shpreh ai për gazetën “La Stampa” dje në Itali, para vizitës në Vatikan. Shtetet e Bashkuara thonë se janë në bisedime me Turqinë dhe autoritetet turke thonë se janë në bisedime dhe në kontakt të vazhdueshëm me amerikanët që të mos ketë konfrontim gjatë operacionit të tyre në Siri. Turqia e nisi operacionin kur SHBA-ja shpalli se po stërvit disa forca në Siri për të ngritur një forcë kufitare kundër terroristëve të ISIS në rajon. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka premtuar se do ta zgjerojë rrezen e sulmit edhe në qytetet e tjera ku ka terroristë, përfshirë Manbij.

Article Logic
Execution time: 0.003695011138916