INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erdogan i ‘vërsulet’ agjencive të vlerësimit/ “ Po ndëshkoni Turqinë dhe mbështesni Greqinë e falimentuar”

Erdogan i ‘vërsulet’ agjencive të vlerësimit/ “ Po ndëshkoni Turqinë dhe mbështesni Greqinë e falimentuar”

Publikuar më: 14:38 14-05-2018
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan,  ka sulmuar agjencitë e vlerësimit të kreditit, që sapo kanë zhvlerësuar Turqinë. Ndërkohë që inflacioni në vend ka arritur nivele dyshifrore dhe valuta vazhdon rënien e pjerrët, Banka Qendrore nuk ka ndërhyrë te normat e interesit. Erdogan ka kundërshtuar prej kohësh kërkesat e bankierëve qendrorë. Në përpjekje për të kundërshtuar vendimet e  agjencive të huaja, që kanë ulur vlerësimin e borxhit sovran të Turqisë,  presidenti ka marrë Greqinë si shembull negativ, duke thënë se edhe një vend në falimentim ka vlerësime pozitive. Erdogan pohoi:
“Mos i jepni rëndësi vlerësimeve të këtyre agjencive, ato kanë rritur notën për Greqinë që shkoi drejt falimentimit. Po flasim për një vend që nuk mund të paguajë borxhin publik”. 
Megjithatë, faktet janë kundër presidentit turk. Lira preku në datën 25 Prill nivelin më të ulët në histori, në 4.15 kundër dollarit amerikan, që përbën një rënie me 12%  me bazë vjetore. Analistët e agjencisë së vlerësimeve Moody’s, që kanë ulur vlerësimin e kreditit të vendit së bashku me 2 agjencitë e tjera ndërkombëtare, parashikojnë se zhvlerësimi i lirës do të përshpejtojë inflacionin, duke gërryer fuqinë blerëse të konsumatorëve dhe përfitueshmërinë e bizneseve.
 
Article Logic
Execution time: 0.0039379596710205