INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erdogan kërcënon Bashkimin Europian

Erdogan kërcënon Bashkimin Europian

Publikuar më: 15:29 12-11-2016

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka kërcënuar Bashkimin Evropian se do të kthejë mbrapsht 3 milionë emigrantët e strehuar në Turqi, në kuadër të marrëveshjes Bruksel- Ankara.

Në një intervistë Al-Jazeera, Erdogan u shpreh se Brukseli nuk i ka respektuar kushtet që kanë  vendosur. Ai i kujtoi BE-së premtimin për pagesën prej 6 miliardë eurosh, ndërkohë që tha se deri tani janë paguar vetëm 300 milionë.

Përveç shumës së parave, në këmbim të strehimit të emigrantëve Turqisë i është premtuar edhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Të hënën ministrat e jashtëm të vendeve anëtare do të rinisin bisedimet.

Edhe pse nuk kanë vendosur veto, Austria dhe Luksemburgu janë kundër anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian.47

Article Logic
Execution time: 0.0022079944610596