INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erdogan kërcënon se do të eliminojë forcat siriano-kurde

Erdogan kërcënon se do të eliminojë forcat siriano-kurde

Publikuar më: 16:35 15-01-2018

Presidenti i Turqisë, Recep Tajip Erdogan ka premtuar se “do të shuajë” forcat e sigurisë kufitare siriane-kurde, të cilat po i formon SHBA-ja. Bëhet fjalë për një forcë sigurie të kufirit sirian me rreth 30.000 vetë. Erdogan akuzoi SHBA-të për krijimin e një ushtrie "terroriste" në kufirin e vendit të tij. Ankaraja e konsideron milicinë kurde siriane, një grup terrorist, duke pretenduar se është i lidhur me rebelët e jashtëm të Turqisë kurdë që po luftojnë kundër qeverisë. Ai tha se detyrë e qeverisë së tij është që të “fundosin këtë forcë terroriste para se të lindi”. "Një vend që ne e quajmë një aleat po këmbëngul në formimin e një ushtrie terroriste në kufijtë tanë", tha Erdogan në një fjalim në Ankara. Ai tha gjithashtu se ushtria e Turqisë në kufirin me Sirinë ishte duke goditur luftëtarët kurdë sirianë me artileri të rëndë. Javën e kaluar, koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara tha se po punonte me Forcat Demokratike Siriane (SDF) kryesisht të udhëhequr nga YPG, për të ngritur një forcë kufitare me 30,000 persona. Plani e zemëroi keq Turqinë, e cila e konsideron YPG si një zgjerim të PKK, një grup kurd që po organizon kryengritje në Turqinë jugore.

Article Logic
Execution time: 0.0032119750976562