Të tjera kundërshti mes shteteve dhe këtë herë ‘molla e sherrit’ është Venezuela.
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka telefonuar Nicolas Maduro, të cilit i ka thënë: “Vëlla Maduro! Qëndro drejt, ndodhemi pranë jush”.
Guaido shpalli veten president gjatë protestave anti-qeveritare në Karakas. Ndërkaq, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se mbështet Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës. Edhe kryeministri Edi Rama ka njohur zyrtarisht kreun e opozitës Juan Guaido si presidentin e Venezuelës.
Përmes një postimi në Tëitter, kreu i qeverisë pohoi se Shqipëria e njeh Guaidon, duke i uruar suksese në punën e tij.
Po ashtu Kanadaja dhe vendet e Amerikës jugore si Brazili, Kolumbia dhe Paraguai kanë njoftuar njohjen e Guaidos si presidenti të përkohshëm të Venezuelës.