INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erdogan lëshon një deklaratë të fortë: Kam prova që SHBA mbështet ISIS-in

Erdogan lëshon një deklaratë të fortë: Kam prova që SHBA mbështet ISIS-in

Publikuar më: 19:33 27-12-2016

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka bërë një deklaratë shumë të fortë kundër SHBA, lidhur me konfliktin në Siri dhe grupin terrorist ISIS. Gjatë një konference në Ankara, Erdogan ka thënë se “është shume e qartë” se koalicioni i udhëhequr nga SHBA është duke mbështetur grupet terroriste në Siri, përfshirë ISIS-in.

“Na akuzojnë ne se po mbështesim ISIS, ndërkohë që janë ata që mbështesin ISIS, YPG dhe PYD. Është shumë e qartë. I kemi të provuara me prova, me foto dhe video”, tha Erdogan.

Kjo është akuza më e fortë që Erdogan i drejton SHBA-së që pas afrimit me Rusinë e Vladimir Putin. Turqia, Rusia dhe Irani ia kanë arritur që me marrjen e qytetit të Alepos nga ushtria e presidentit Bashar Al Assad, të nxjerrin perëndimin jashtë Sirisë dhe do të jetë këto tre shtete që do të përcaktojnë tashmë të ardhmen e këtij vendi. 

Article Logic
Execution time: 0.0036110877990723