INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erdogan me tone të ashpra: E pamundur të merren vendime për rajonin pa praninë tonë

Erdogan me tone të ashpra: E pamundur të merren vendime për rajonin pa praninë tonë

Publikuar më: 12:01 19-02-2018

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, u shpreh se pa praninë e Turqisë është e pamundur të merren vendime në lidhje me rajonin, raporton Anadolu Agency (AA).

“Le të flasë kush të dëshirojë, mos u kushtoni vëmendje këtyre agjitacioneve që kryhen. Disa thonë se ‘është kufizuar aftësia e lëvizjeve diplomatike’.

Jo përkundrazi, në asnjë çështje pa praninë tonë në tryezë është e pamundur të merren vendime në lidhje me rajonin tonë”, – është shprehur Erdogan në Kongresin e 6-të të zakonshëm të AK Partisë në Ankara.

Ai ka theksuar se tashmë kanë filluar të groposen të gjithë, PKK-ja, DEASH-i apo edhe PYD-ja dhe tha se “Çfarë kemi thënë më parë? Që këto ‘do të groposen të gjithë’. Dhe ashtu kemi vepruar dhe do të vazhdojmë t’i groposim. Ose do të largohen nga këtu tek ata që u kanë hapur krahët, ose do të groposin armët e tyre dhe t’i mbulojnë me beton”.

“Ne i kemi zemrat dhe krahët e hapur për ata që tregojnë miqësi me ne. Ndërsa i shkelim dhe i shtypin përsipër ata që ushqejnë armiqësi ndaj nesh dhe që kërcënojnë pavarësinë tonë dhe të ardhmen tonë. Duke mos vërejtur as identitetin dhe as madhësinë e tyre këtë e bëjmë me ndihmën e Allahut, me guximin e popullit tonë dhe duanë e miqve tanë”, tha në fjalën e tij presidenti Erdogan.

Duke bërë të ditur se këtë çështje e ka biseduar shumë herë me ish-presidentin e SHBA-ve, Barack Obama, por se gjithmonë kanë mbetur të mashtruar, Erdogan ka theksuar se “Jo njëherë, dy herë, por jemi mashtruar gjithmonë. Dhe si rrjedhojë kemi arritur këtu ku jemi të detyruar që t’i zgjidhim vetëm punët tona. Përse? Sepse nuk mund të durojmë që PYD/PKK-ja, këto terroristë të hedhin raketa nga ana përballë në territorin tonë dhe ne të kemi dëshmorë”.

Article Logic
Execution time: 0.0035579204559326