INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erdogan në Romë pa prononcime për mediat, polemikat : Përse ftoni një diktator?

Erdogan në Romë pa prononcime për mediat, polemikat : Përse ftoni një diktator?

Publikuar më: 11:31 05-02-2018

Presidenti turk Recep Tayyp Erdogan viziton ditën e sotme Italinë ku do të takohet me Papa Françeskun, me Presidentin e Republikës Sergio Mattarella dhe gjithashtu me Presidentin e Këshillit Paolo Gentiloni.
Kjo vizitë e presidentit Erdogan ka ngjallur polemika për arsye nga më të ndryshmet.

Disa nga arsyet e krijimit të polemikave bazohen në ndryshimet e orëve të fundit që mund të ndodhin në axhendën e Erdogan ku ashtu si është lajmëruar, presidenti turk nuk do të mbajë fjalim për mediat dhe nuk do të ketë prononcime publike përsa i përket takime me krerët e shtetit italian.

Aktualisht kundër vizitës së Erdogan është një grup protestuesish që deri më tani kanë mbledhur 25 mijë firma dhe që kërkojnë lirimin e gazetarëve të arrestuar në Turqi.

Përpos kësaj edhe disa forca politike në Itali janë shprehur kundër vizitës së Erdogan.

Senatori i forcës politike“Lidhja e Veriut” Roberto Calderoli shprehet: “Pyes veten pse Italia dhe Vatikani duhet të mirëpresin vizitën e Erdogan? Unë këtë diktator nuk do ta kisha lejuar kurrë që të hynte në shtetin tonë. Është e turpshme kur shikon përpjekjet e Ergodan për ta futur Turqinë në Europë, përpjekje këto që e kanë transformuar atë në një lider islamik.

Article Logic
Execution time: 0.0023939609527588