INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erdogan: Një fëmijë është kamikazi i sulmit në dasmën turke, rritet numri i viktimave

Erdogan: Një fëmijë është kamikazi i sulmit në dasmën turke, rritet numri i viktimave

Publikuar më: 15:55 21-08-2016

Kamikazi që u mori jetën e 51 njerëzve në një dasmë në qytetin Gaziantep të Turqisë u krye nga një 12­ vjeçar. Kështu ka deklaruar Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ditën e sotme.

Erdogan tha se pas fëmijës qëndron Shteti Islamik që e ka udhëzuar të kryejë sulmin në familjen kurdë. Gaziantepi është në kufirin turko­sirian dhe dyshohet se celula të ISIS-­it veprojnë në qytet.

 Kamikazi i vogël shpërtheu veten në momentin që dasmorët po kërcenin në rrugë.

Presidentit Tayp Erdogan tha me bindje të plotë se,  “Terroristët nuk do të fitojnë”.  Zëvendëskryeministri Mehmet Simsek e quajti sulmin “barbar”, por tha: “Me vullnetin e Zotit, ne do e tejkalojmë këtë ngjarje’’.

Deri tani raportohen 51 të vdekur dhe qindra të plagosur.  Sipas Guvernatorit të qytetit bëhet fjalë për një ‘sulm terrorist”.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0037200450897217